E BUJSHME/ U dëmtua rëndë me ekipin e tij, mesfushori i Kombëtares mbyll vitin

Dëmtimi i Adrion Pajazitit është serioz. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u dëmtua në ndeshjen e 27 tetorit, kur ekipi i tij Gorica po luante në kampionatin kroat kundër Istra 1961.

Pajaziti u dëmtua në minutën e 8-të, teksa u detyrua të linte fushën. Pikërisht ky dëmtim e ka lënë talentin shqiptar jashtë fushave të paktën deri në fund të vitit 2024. Është vetë lojtari që njofton mbi gjendjen e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht, kam marrë një dëmtim të kofshës që do të më mbajë jashtë për muajt e ardhshëm. Dashtë Zoti, shpresoj t’ju shoh të gjithëve në vitin e ri edhe më të fortë”, shkruan Pajaziti në Instagram.

Kujtojmë që 21-vjeçari ishte pjesë e listës së Sylvinhos në ndeshjet e tetorit të Nations League. Megjithatë, ky dëmtim do ta penalizojë atë si me Kombëtaren, por edhe ekipin e Goricës në kampionatin kroat.

Postimi i Pajazitit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top