Skënderbeu u mposht në shtëpi nga Partizani në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi 0-2 në favor të “demave”. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.
“Patjetër që jam i mërzitur. Situata para ndeshjes dihej dhe nuk mund të qahemi për mungesat. Ne i kemi provuar të gjitha, kishim raste për të barazuar, por ky është futbolli. Dua të uroj Partizanin për këtë fitore.
Të luash pa 4 ose 5 titullarë ndaj Partizanit është e vështirë. Por s’dua të flasim shumë pasi kam besim dhe te lojtarët e pankinës të cilët bënë mirë. Me lojtarët titullarë do bënim ndryshe ndoshta. Por sot bëmë maksimumin. Me pak fat mund të kapnim 1 pikë.
Nuk ishim në nivelin e përhershëm. Çuçka ishte për herë të parë titullar. Këta lojtarë bënë mirë, por ishte dhe ritmi i lojës një minus. Krijuam raste, por nuk shënuam”, tha trajneri i korçarëve.