Pas barazimit në derbin e Italisë, Juve barazoi 2-2 me Parmën dhe humbi më tej terren nga Napoli (+7). Në Allianz Stadium, një ndeshje e komplikuar për të besuarit e Thiago Motta-s, të cilët në fund u mjaftuan me një pikë.
Në pjesën e parë McKennie (31′) i përgjigjet golit hapës të Del Pratos (3′) dhe Sohm (38′) i kthen verdheblutë në avantazh duke përfituar nga një hezitim në mbrojtje nga Danilo dhe shokët e tij.
Më pas në pjesën e dytë Ëeah (50′) u kujdes që të kthente gjithçka në barazpeshë me një asistim të Conceicao dhe në finale Di Gregorio shpëtoi portën nga një mundësi e mirë e Charpentier, ndërsa nga ana tjetër Del Prato bllokoi tentativën e fundit të Yildiz.
Atalanta e Gasperinit fitoi ndeshjen e katërt radhazi në ligë falë golave nga pankina. Në pjesën e parë kishte pak emocione. Në pjesën e dytë, pas një goli të anuluar për Monzan, Samardzic u kujdes për të zhbllokuar sfidën me një asistim të Reteguit. 2-0 u firmos nga Zappacosta. Atalanta ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 19 pikë.