Topi i Artë 2024 u shoqërua me polemika të mëdha. Fitorja e Rodrit ka ngjallur debate, teksa të shumtë ishin ata që mendonin se ky çmim duhet të shkonte në duart e Viniciusit. Një prej tyre është edhe Karim Benzema. Sulmuesi francez ka thënë për “El Chiringuito” se Rodri nuk bën asgjë të veçantë në fushë dhe se ishte Viniciusi ai që e meritonte Topin e Artë.
“Fola me Vinin. Ai është i mërzituar… është gjithashtu normale. E meritonte ta fitonte Topin e Artë. Nuk kam asgjë kundër Rodrit, lojtar i mirë… por jam në divan duke parë televizor dhe Rodri nuk bën asgjë që të bën të thuash: ‘WOW!”, ka thënë Karim Benzema./Sport Ekspres/