Nedim Bajrami është shfaqur protagonistë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes ekipit të tij Rangers dhe Aberdeen. Sfida e zhvilluar në stadiumin e këtyre të fundit, përfundoi pikërisht 2-1 në favor të tyre.
Pavarësisht humbjes së Rangers, Bajrami i sigurua që të linte shenjën e tij.
Në minutën e 63-të të ndeshjes, mesfushori i Kombëtares shqiptare bëri disa lëvizje “alla-Messi” në brendësi të zonës kundërshtare. Më pas, tetovari lëshoi një “predhë” në drejtim të portës, me topin që shkoi në fundin e rrjetës.
Kujtojmë që Bajrami u transferua në Skoci gjatë kësaj vere nga Sassuolo. Edhe pse ka pak kohë që është pjesë e Rangers, shqiptari është kthyer në pikën kyçe të gjigantit skocez.
Goli i Nedim Bajramit