E BUJSHME/ I rrëmbeu Vinicius “Topin e Artë”, Real Madrid bën veprimin e papritur për Rodrin

Rodri është lojtari i radhës që është ngritur në piedestal, pasi arriti të fitonte “Topin e Artë”, duke lënë pas kundërshtarin e tij, Vinicius. Shumë polemika pati për ceremoninë e këtij viti, me Real Madrid që bojkotoi, duke mos marrë pjesë në natën e ndarjeve të çmimeve.

Por tashmë duket se madrilenëve iu ka dalë inati me Rodin dhe kanë menduar për transferimin e radhës. “Los Blancos” sipas “AS” po mendojnë një plan për transferimin e Rodrin nga Premier League në La Liga.

Drejtuesit e Reali mendojnë se spanjolli është i duhuri për të veshur fanellën e tyre dhe pas largimit të Toni Kroos do të ishte ideali për ta zëvendësuar gjermanin në mesin e fushës.  Kujtojmë se aktualisht Rodri është i dëmtuar dhe ka humbur thuajse këtë sezon, teksa rikthimi i tij pritet vetëm nga fundi i muajit maj. Gjithsesi deri ateherë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të, i cili ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top