Juventus është ndalur në mënyrë surprizuese në kampionat, duke barazuar në shtëpi përballë Parmës. Ndeshja e vlefshme për javën e 10-të të Serie A, përfundoi me rezultatin 2-2.
Golat për Parmën u shënuan nga Del Prato në minutën e 3-të dhe Sohm në të 38-tën. Ndërsa për “Zonjën e Vjetër” rrugën e rrjetës e gjetën McKennie dhe Timothy Weah.
Me këtë barazim, Juve mbetet në vendin e katërt në tabelën e renditjes me 18 pikë. Në krahun tjetër, me 9 pikë të grumbulluara, Parma shkon në vendin e 14-të.
Golat e Juventus: