“Meritonim më shumë sesa një humbje kundër Flamurtarit”, Xhafa: Objektivi i Lushnjes të fitojë çdo ndeshje

Flamurtari ka fituar takimin e fundit të Kategorisë së Parë zhvilluar ditën e sotme dhe që mbylli javën e 10-të. Vlonjatët në shtëpinë e tyre kanë fituar 2-1 me gol të ish-it lushnjar Lorenc Trashi. Shënoi në fund të takimit mbrojtësi Atanda që ka luajtur në Superiore me Partizanin.

Trajneri i ri në kampin e lagunarëve Erion Xhafa ka debutuar me fitore ndaj Kukësit edhe pse sot pësoi humbjen e parë si trajneri i “Verdhjeshilëve”. Kjo ishte transferta e parë për të si tekniku i lushnjarëve dhe skuadra performoi mirë ndaj një klubi me shumë kualitete dhe favorite për ngjitjen. Ish-futbollisti u shpreh pas disfatës së sotme për nivelin e skuadrës dhe për zhvillimin e takimit.

“Bëmë një fitore të merituar me Kukësin në shtëpi. Djemtë shpalosën çddo gjë që duhet në një ndeshje futbolli. Kishim ritëm dhe intensitet në lojë. Pësuam një gol në minujtat e fundit, por ky është futbolli në fund të fundit. Zhvilluam një bisedë me Agostinellin sapo mbaroi ndeshja, por nuk theksuam ndonjë gjë me rëndësi. Luanim kundër një skuadre të ndërtuar shumë mirë për objektiva madhore siç është Superiorja. Në fillim vëzhguam dhe kishim pak ndrojtje. Ishim përgatitur për të goditur Flamurtarin në ato pika të dobëta që ka. Ishte një gol i pamerituar për skuadrën dhe djemtë meritonin diçka më shumë sesa humbja pasi bënë shumë mirë.Objektivi është të fitojmë çdo ndeshje të kampionatit sa të jem unë në krye. Edhe me Valbonën duam të fitojmë. Nga çdo seancë stërvitore marrë sinjale pozitive dhe ne mund të fitojmë me çdo kundërshtar të kësaj lige.”, u shpreh Xhafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top