Mbrojtësi i Barcelonës, Injigo Martinez: Trajneri më besoi që ditën e parë

Injigo Martinez po gëzon një fillim spektakolar të sezonit. Ai është bërë një pjesë jetike në boshtin e mbrojtjes së Barcelonës, së bashku me Pau Kubarsin. Gjithsesi qendërmbrojtësi nuk e fsheh se ka kaluar periudha të vështira në verë, por se Flik ishte ai që i ka besuar i pari.

“Trajneri më tha se isha opsioni i tij i parë. Më dha besim të madh që në minutën e parë. Në verë që vjen të stërvitesh, nuk e di nëse do të të regjistrojnë apo jo. Shkoni duke spekuluar pa e ditur se ku do të jeni, nuk ishte e lehtë për askënd”, kujton mbrojtësi në një intervistë për “TV3”. Tani si titullar, Injigo është një nga veteranët e skuadrës, por megjithatë entuziazmi i tij mbetet i paprekur.

“Të jesh këtu në moshën 33-vjeçare nuk është e lehtë dhe gjithashtu të luash titullar. Mundohem të shfrytëzoj sa më shumë të gjitha mundësitë që më jepen. Kaq shumë vite të luaj në La Liga dhe të fitosh tituj do të ishte një shpërblim për punën bërë”, pranon ai.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top