Dinamo e Bylisi, paqe në “Elbasan Arena”

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Dinamos dhe Bylisit, e luajtur në “Elbasan Arena” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2, e vlefshme për javën e 11-të të “Abissnet Superiore”.

Ballshiotët, pasi u anulohet një gol në minutën e 27-të me protagonist Markun, arrijnë të zhbllokojnë sfidën në minutën e 52-të me anë të Malomo. Reagimi i dinamovitëve nuk vonon dhe në minutën e 68-të vendoset barazpesha, 1-1 me firmën e Mandelas.

Mbyllet gjithçka në barazim 1-1, me Dinamon që ngjitet në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Bylisi është me 9 pikë në vend të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top