uventus është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë për këtë edicion. Skuadra bardhezi mori një fitore minimale 1-0 ndaj Lazios në çerekfinale, teksa në fazën tjetër do të sfidojë Interin, e cilësuar ndryshe dhe si një derbi.
Ekipi i Allegrit zhvilloi një ndeshje shumë solide, duke lejuar shumë pak Lazion që të rrezikonte portën e tyre. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-t, Kostic jep një krosim perfekt për Bremer, që përfiton nga dalja e portierit për ta dërguar topin në rrjetë me kokë.
Në pjesën e dytë, Juventus u mbrojt mjaft mirë, ndërkohë që Lazio e Sarrit nuk ndryshoi asgjë në lojën e saj as me hyrjen në fushë të Milinkovic-Savic. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Fiorentinës dhe Cremoneses.