Dinamo dhe Bylis kanë luajtur pasditen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Bylisit, Nevil Dede.
“Më vjen keq për djemtë. Të jem i sinqertë tentova deri në fund ta fitonim ndeshjen. Nuk po rregullojmë dot goditjet standarde. Duke marrë parasysh Dinamon si një ekip i mirë dhe trajner ekspert si miku im Daja, çdokush do ishte i kënaqur me barazim. Nuk menaxhuam si duhet avantazhin.
Por në momente të caktuara ka një përqëindje të madhe edhe fat. Dua të justifikoj çunat dhe t’i komplimentoj, por në disa momente duhet ta bëjmë atë dreq goli.
U mundova që të bëja zëvendësime pas golit që pësuam, por nuk ndryshuam gjë. Është një skuadër që ka një pikë besimi. Unë jam i mërzitur që mund të merrnim diçka më shumë. Duke parë rastet që krijuam, mund të merrnim diçka më shumë”, tha Dede.