Dinamo 1 – 1 Bylis (Itodo 68′ / Malomo 52′)
Dinamo dhe Bylis kanë luajtur pasditen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Në pjesën e parë ballshiotët panë një gol të anulohej. Teksa me nisjen e pjesës së dytë kaluan në avantazh me Malomo. Megjithatë, Dinamo e Ilir Dajës barazoi gjithçka me Itodo Mandela.
Me këtë barazim, Dinamo ngjitet në vendin e 3-të me 17 pikë, teksa Bylis mbetet në fundin e tabelës me 9 pikë të grumbulluara.
Superiore: Java 11
Stadiumi: “Elbasan Arena”
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Zabërgja, Bakari, Itodo, Bregu, Qefalija, Dita, Meksi, Aliji, Loran, Toli. Trajner: Ilir Daja.
BYLIS: Beqaj, De Souza, Ruçi, Malomo, Sulovari, Ofori, Berko, Marku, Peralta, Përgjoni, Abazaj. Trajner: Nevil Dede.
LIVE:
68′ GOL DINAMO! Shënon Itodo.
52′ GOL BYLIS! Shënon Malomo.
30′ Bylis shënon, por VAR e anulon për offside.
15′ Bylis pranë golit me Malomo.
1’ Nis sfida në Elbasan.
Teuta 0 – 0 Elbasani
Teuta dhe Elbasani kanë luajtur pasditen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi në barazim 0-0.
Elbasanit iu anulua një gol në pjesën e parë. Teksa një tjetër moment pikant ishte kartoni i kuq për trajnerin e durrsakëve Edi Martini, me këtë të fundit që u detyrua të largohej nga stoli dhe të ndiqte sfidën nga tribuna.
Me këtë barazim, Elbasani shkon në vendin e katërt me 16 pikë, duke lënë Egnatian jashtë Final 4. Në krahun tjetër, Teuta me 15 pikë mbetet në vendin e 6-të në renditje.
Superiore: Java 11
Stadiumi: “Niko Dovana”
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Beqja, Nasr, Boçi, Kruja, Lloci, Toma, A.Peposhi, Arifi. Trajner: Edi Martini.
ELBASANI: Abalora, Zaimi, Lulaj, Rezende, Kasa, Lajthia, Hasani, Telushi, Ze Gomes, Hila, Gjoni. Trajner: Roberto Bordin.
LIVE:
50′ Trajneri i Teutës, Edi Martini ndëshkohet me karton të kuq.
34′ Elbasani shënon, por VAR u prish festë verdhebluve.
16′ Nasr gabon i vetëm para Abalora.
1’ Shkelmohet topi i parë në Durrës.