Mota ngre zërin pas gafës së radhës së Juves: Pësuam shumë, s’dimë të shfrytëzojmë mundësitë

Tiago Mota nuk është aspak i lumtur pas barazimit që Juventusi arriti përballë Parmës në Torino. Pas sfidës trajneri bardhezi foli për mediat duke mos i kursyer edhe kritikat për skuadrën e tij.

“Kemi pësuar shumë, por edhe kemi krijuar shumë. Përpiqemi të shmangim befasinë nga kundërsulmet kundërshtare me mënyrën si luajmë. Kemi krijuar raste dhe që nëse do të kalonim në avantazh do të ndryshonim stilin e lojës së kundërshtarit. Në disa raste kemi bërë veprimet e duhura e në disa të tjera jo. Duhet të shfrytëzojmë momentet e mira për të vënë më shumë në vështirësi kundërshtarin dhe të marrim rezultatin që duam, që sigurisht nuk është barazimi”.

VUAJTJA- “Të mbajmë ekuilibrin e skuadrës është diçka e rëndësishme. Sot kemi gabuar në metrat e fundit, jo vetëm në ndërtimin e lojës. Duhet të kemi një finalizimi më të mirë, pa i dhënë mundësinë të tjerëve që të na kapin në befasi. Në disa raste ne kemi vuajtur daljet e tyre dhe kjo ka ardhur vetëm si pasojë e gabimeve tona.”

KOPMEINERS- “Për ne është një lojtar i rëndësishëm, por nuk është vetëm ai. Duhet të punojmë si skuadër, si kolektiv. Në disa raste ne kemi qenë konfuzë dhe i kemi dhënë mundësinë kundërshtarit të na vendosë në vështirësi. U pa që Parma ishte përgatitur për të luajtur kështu dhe ne duhej ta kishim shmangur”.

JILDIZ- “Ueah ka luajtur mirë në ‘San Siro’ dhe sot duke shënuar edhe gola. Kenan ka hyrë më vonë, në një lojë më të hapur. Është lojtari ideal për të krijuar situata të rrezikshme në një moment të tillë. Unë kam parë mirë në këtë ndeshje edhe Turam e Kompeiners. Sot duhet të kishim zgjatur kundërshtarin, në disa raste e kemi bërë. Ata ndërkohë në metrat e fundit kishin më shumë liri, por kjo është diçka normale, pasi kur mbrohen kështu, mund të gjejnë hapësira për kundërsulm”, tha ndër të tjera Tiago Mota.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top