Lajm i trishtë nga Spanja, ish-lojtari i Valencias me viktimave të përmbytjeve

Lajme të trishta vijnë nga Valencia, ku përmbytjet kanë shkaktuar një bilanc të tmerrshëm me mbi 150 të vdekur e qindra të lënduar në një ngjarje pa precedent për krahinën spanjolle.

Autoritetet kanë bërë të ditur se mes viktimave të kësaj katastrofe të tmerrshme është edhe 28-vjeçari Hoze Kastijeho, ish-futbollist i Eldense i rritur në akademinë e Valenecias. Ai kishte kaluar gjithë karrierën e tij në kategoritë e ulëta të futbollit spanjoll në skuadrat e zonës pasi ishte larguar nga akademia e klubit të njohur.

E gjithë krahina është paralizuar nga pasoja e rënda të këtyre përmbytjeve dhe ndeshjet që do të organizoheshin këtë fundjavë, mes të cilave Valencia-Real Madrid për La Liga, janë shtyrë për një datë tjetër.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top