Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores minimale 1-0 të shënuar sot kundër Lacios. Por pavarësisht suksesit në këtë kompeticion, pretendimet e bardhezinjve janë ulur ndjeshëm në kampionat. Pas ndeshjes kundër Lacios, Alegri është paraqitur përpara mediave, ku është shprehur se takimi i radhës kundër Salernitanës.
Vetë kjo deklaratë tregon qartë ndikimin negativ të dënimit të ashpër që “zonja e vjetër” do të vuajë. Nga gara për titull kampion, tashmë Juventsi ka kthyer në rivalë të drejtpërdrejtë ekipe të dobëta në letër.
“Duhet të jemi gati në Salerno. Është një përballje direkte, janë vetëm 2 pikë midis nesh. Do të jetë një përballje direkte në Salerno”, ka deklaruar Masimiliano Alegri.