Mesfushori francez i Al Ittihad, N’Golo Kante është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Al Ittihad, luajti në shtëpi përballë Al Ahli. Protagonizmi i tij erdhi me një veprim që s’ka të bëjë me futbollin.
Tifozët detyruan arbitrin kryesor që të ndërpriste këtë derbi përreth 5 minuta. Shkak u bënë disa qese të hedhura në fushë në formë koreografie nga tifozët. E gjatë ndërprerjes 5 minutëshe, Kante u sigurua të pastronte fushën e lojës nga qeset.
Një gjest fantastik nga francezi i cili njihet për thjeshtësinë dhe modestinë e tij. Kujtojmë që Kante është shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj. Teksa derbin përballë Al Ahli e fituan 1-0.
N’Golo Kante duke pastruar fushën