E BUJSHME/ Rikthimi pritet nga momenti në moment, trajneri jep lajmin e madh për Armando Brojën

Armando Broja duket se është shumë pranë rikthimit në fushën e lojës. Sulmuesi i Kombëtares mezi pret të aktivizohet për Everton, ekip te i cili u transferua këtë verë në formë huazimi nga Chelsea.

Pikërisht për situatën e shqiptarit ka folur trajneri i Everton, Sean Dyche. Ky i fundit thotë se Broja po punon fort dhe rikthimi ka shanse që të ndodhë edhe javën e ardhshme, duke ngritur “peshë” tifozët.

“Ai po punon fort. Të dhënat janë të mirë, por është ende me ekipin e shkencave sportive. Kalimi do të ndodhë, ndoshta edhe javën e ardhshme, ku do të fillojë me gjërat e lehta si nxehjet, lojrat për zotërimin e topit, dhe kjo ndërton rrugëtimin e të luajturit sërish”, është shprehur trajneri i Everton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top