Java e 12-të e Superiores do të ngrejë siparin këtë të dielë me dy supersfida në orën 14:00. Elbasani do të përballet me Dinamon, në “Elbasan Arena”.
Në krahun tjetër, një tjetër ndeshje e fortë është dhe ajo mes Egnatias dhe Tiranës që do të luhet në Rrogozhinë. Në orën 17:00, duel mjaft interesant është dhe Vllaznia – Skënderbeu, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Ditën e hënë dy sfida të tjera marrin vëmendjen. Në Ballsh, skuadra e Bylisit do të presë Laçin në orën 14:00. Ndërsa Teuta luan në transfertën e vështirë kundër Partizanit duke nisur nga ora 18:00.