Prapaskena e L’Equipe/ I vëllai në lot pas dëbimit nga skuadra, Kilian Mbape sherr me Al-Khelaifi

Sipas “L’Equipe” mes Kilian Mbape dhe PSG-së paqja do të jetë e vështirë për tu arritur dhe në mes nuk janë vetëm 55 milionët që pretenton lojtari si bonus besnikërie.

Ditën e sotme gazeta prestigjoze ka bërë me dije se më 12 maj të këtij viti në vigjilje të ndeshjes mes PSG dhe Tuluz, Kilian Mbape është konfrontuar ashpër me presidentin e klubit Naser Al-Khelaifi.

Motivi ka qenë i vëllai, Etan, i cili kur u përjashtua nga skuadra ka shkuar në dhomat e zhveeshjes me lot në sy. Në atë ndeshje Luis Enrike kishte menduar që ta aktivizonte Etan Mbape, por presidenti e kishte urdhëruar që ta nxirrte nga lista e të grumbulluarve pasi kishte mësuar se si vëllai do të largohej nga Parisi.

Kaq ka mjaftuar që të ndizet një dbat i ashpër mes yllit të Realit dhe presidentit të PSG-së.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top