Alarmi i Guardiolës: Kam vetëm 13 lojtarë, në 9 vite nuk kam qenë kurrë në një situatë të tillë

Pep Guardiola tha se Mançester Siti ishte në telashe, pasi pësoi dëmtime të mëtejshme në humbjen 2-1 me Totenhemin në Kupën Karabao, duke i lënë ata me vetëm 13 lojtarë të ekipit të parë në dispozicion.Pa Kajl Uokerin, Rodrin, Oskar Bobin, Zheremi Dokunë, Kevin De Bryjnen dhe Xhek Grilishin për ndeshjen e 1/8- ave mbrëmjen e së mërkurës, Manuel Akanzhi u tërhoq përpara ndeshjes, përpara se Savinjo të largohej me barelë në pjesën e dytë. Trajneri katalanas që pa skuadrën e tij të pësonte humbjen e parë këtë sezon, pranoi se problemet po shtohen përpara transfertës të së shtunës në Bornmëth, e cila pasohet nga një në Ligën e Kampioneve kundër Sportingut të Lisbonës.

“Ne kemi vetëm 13 lojtarë në dispozicion kështu që jemi në vështirësi reale”, tha Guardiola.

“Djemtë që luajnë, ata i përfundojnë shumicën e ndeshjeve të tyre me probleme dhe do të shohim se si do të rikuperohen. Pas Totenhemit kemi dy portierë dhe Erling Halandin për stërvitje, nuk kemi asnjë pjesë tjetër. Mendoj se kur jemi në vështirësi, siç jemi, sepse në nëntë vite nuk ka ndodhur kurrë kjo situatë me shumë e shumë dëmtime për shumë e shumë arsye, në këto situata lojtarët bëjnë një hap përpara dhe janë më shumë bashkë se ndonjëherë dhe ata do të përpiqen ta bëjnë këtë javë, në këtë kohë të shkurtër për t’u rikuperuar. Çështja është se sa lojtarë kemi në gjendje. Por ne kemi Akademinë dhe nëse të lojtarët e ekipit të parë nuk mund të jenë atje, ne do të përdorim ata. Dhe ne do të shkojmë në Bornmëth për të rivalizuar.

Është e vështirë. Akanzhi nuk e dija, por një ditë më parë në aksionin e fundit ndjeu diçka në pjesën muskulore të trupit dhe gjatë nxehmjes për Totenhemin nuk u ndje mirë. Ai tha se mund të të rrezikonte dhe i thashë jo. Ruben po vuan ndonjëherë edhe në disa momente. Po bëhet më e vështirë ndeshje pas ndeshje, por ndoshta një ditë do të jemi bashkë. Kjo është arsyeja pse djemtë që janë këtu dhe bëjnë përpjekje për të qenë me ne, luftojnë për të qenë me ne dhe duke luajtur me dhimbjen dhe fokusin për ne, këta djem nuk do t’i harroj kurrë”.6ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top