Formula 1/ Max Verstappen merr një tjetër penalitet para garës së Brazilit

Fundjava e garës së Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1, që zhvillohet në pistën e Interlagos, nuk ka nisur ashtu si duhet për 3 herë kampionin e botës Max Verstappen.

Piloti holandez i Red Bull është penalizuar me 5 pozicione për garën e së dielës.

Ai ka ndërruar një komponent endotermik të motorit të makinës së tij.

Për pasojë, sipas rregullores, Verstappen do të humbasë 5 pozicione në startin e garës së ditës së diel.

Ky penalitet nuk vlen për garën sprint që do të zhvillohet sot.

Kështu, kryesuesi i Botërorit do ta nisë garën ditën e diel të paktën nga vendi i gjashtë, gjithnjë nëse arrin të japë kohën më të shpejtë në provat zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top