Trajneri i Liverpulit: Po negociojmë kontratat, duam që të fitojmë çdo trofe

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, do të kërkojë që të rimarrë kreun e renditjes së Premier Ligës një javë pasi e humbi atë, kur Liverpuli të presë Brajtonin sot në “Anfield Road”.

“Nëse shikoni menaxherët që kanë ardhur dhe kanë shkuar, ata vazhdojnë t’i zëvendësojnë me menaxherë që kanë arritur gjëra të mëdha. Tre të fundit ishin mbresëlënës, me Poter, De Zerbi dhe Kris. Por ndonjëherë ju prireni t’i harroni këto gjëra, sepse Brajtoni nuk është një klub aq i madh. Ne flasim këtu shumë vetëm për shpenzimet e Çelsit dhe pak për Mançester Junajtidin. Por unë pashë statistikat kur Erik u largua nga klubi, sa shumë kishte shpenzuar në këto dy vjet e gjysmë, por në të njëjtën listë pamë që Brajtoni renditej vetëm 10 deri në 15 milionë poshtë nesh. Ne ishim në të njëjtën faqe. Kjo të tregon gjithashtu se nuk është e çuditshme që ata bëjnë kaq mirë. Ata kanë shitur për shumë para, por edhe kanë blerë për shumë para. Dhe nëse ia shtojmë këtë tre menaxherëve shumë të mirë, për mua nuk është çudi që ata bëjnë kaq mirë për kaq shumë vite tashmë”, tha ai në konferencën për shtyp.

Skuadra e Liverpulit ka bërë një start të shkëlqyer të sezonit, duke u rikthyer pretendente me holandezin për të fituar çdo trofe. Dhe ai thotë se “Reds”-at nuk kanë preferenca, por do të luftojnë për çdo trofe, ashtu siç treguan edhe në mesjavë kur mundën po Brajtonin në transfertë 3-2.

“Ne duam të fitojmë çdo trofe, veçanërisht nëse duhet ta mbrojmë”, tha Slot pas kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinalet e Kupës Karabao, trofeun që Liverpuli fitoi sezonin e shkuar.

Ai u ndal të bënte edhe një koment për situatën e kontratave të kapitenit Virxhil van Dajk, Trent Aleksander-Arnold dhe Mohamed Salah, me të gjitha që skadojnë në fund të sezonit. Trajneri tha se negociatat për rinovimin e tyre janë duke vijuar me të gjithë dhe mund të ketë ndonjë problem vetëm në rast se ata ndalojnë së performuari në fushë.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top