Sivasspor konfirmon dëmtimi i Manajt, sulmuesi rrezikon grumbullimin me Kombëtaren

“Dhimjet e kokës” për Sylvinhon sa vijnë e shtohen. Rey Manaj është dëmtuar sërish dhe lajmin e keq e ka bërë të ditur Sivasspor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Lushnjari ka pësuar një dëmtim në muskul në sfidën e javës së 10-të të Superligës Turke ndaj Adana Demirspor. Pas vizitave mjekësore është konfimuar dëmtimi në muskul dhe tashmë sulmuesi rrezikon grumbullimin me Kombëtaren pr sfidat me Çekinë dhe Ukrainën që do të luheh pas 2 javësh.

“Gjatë kontrolleve të kryera ndaj lojtarit tonë Rei Manaj, i cili mbeti i dëmtuar në pjesën e fundit të ndeshjes që luajtëm jashtë vendit me Adana Demirspor në javën e 10-të të Superligës Trendyol, u konstatua një dëmtim në muskulin e tij”, thuhet në postimin e Sivasspor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top