“Dënim i pamerituar, shpresat tek Apeli”, Bledi Shkëmbi: Kundër Egnatias harrojmë disfatën në Klasike

Tirana do të luajë kundër Egnatias ndeshjen e javës së 12-të në transfertë. Ekipi nga kryeqyteti udhëton për në Rrogozhinë me synim fitoren pas asaj disfate të dhimbshme në Klasiken kundër Vllaznisë këtë mesjavë.

Trajneri i “Bardhebluve” ka folur në konferencën për shtyp para takimit deciziv me kampionët në fuqi dhe ka folur mbi dënimin e klubit kryqytetas dhe ecurinë e rezultateve. Tekniku shprehet kundër dënimit për të luajtur pa tifozët dhe shpreson tek vendimi i Apelit. Sa i takon formës, ai thekson pakënaqësinë e rezultateve të fundit e dëshiron me patjetër 3 pikët kundër Edlir Tetovës.

Në të vërtetë nuk e prisnim dënimin. Ne si skuadër dhe si klub do e vuajmë gjatë sezonit. Nuk është e drejtë për tifozët. Ata që e bën atë gjest le të dënohen, por është kurrsesi e pamerituar që të dënohet një klub i tërë për veprimet individuale të 3 apo 4 personave. Ndoshta do të ketë një reflektim nga Apeli dhe kemi shpresë aty. Jemi kundër asaj çfarë ndodhi, por përgjegjësia të bjerë mbi ata që e kryen veprimin jo të duhur.Pjesa e shëndoshë e tifozerisë duhet të jetë e pranishme pasi futbolli luhet për tifozët. Ne nuk kemi bërë mjaftuëeshëm për të kënaqur fansat tanë deri tani. As veten dhe as tifozët nuk po i bëjëm të kënaqur. Na duhen pranë spektatorët pasi vetëm ahtu futbolli është i bukur. Pësuam një humbje me Vllazninë dhe duhet të harrojmë rezultatin me shkodranët. Më mirë që kemi ndeshje direkt pas 3 ditësh me Egnatian për të harruar takimin në Lushnje. Ndeshje shumë e vështirë ndaj Egnatias pasi është kampioni në fuqi, por ne do të shkojmë për t’a fituar sfidën. Rikthehet Ismajli, por kemi një mungesë si Prenga. Patjetër që skuadra e vuan formën negative të rezultateve. Kjo situatë kalohet vetëm me rikthimin në fitore. Ndeshja pasardhëse duhet fituar pasi në të kundërt gjendja sa vjen e rëndohet.”, u shpreh Shkëmbi në intervistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top