Rruga drejt titullit – Gazeta Sportal

Ndërsa ndeshja e Real Madridit kundër Valencias u shty për shkak të përmbytjes katastrofike “DANA”, që pushtoi të gjithë komunitetin autonom të Spanjës, Barcelona do të dalë në fushë nesër për ta luajtur sfidën e javës së 12-të të La Liga-s kundër Espanyol. Një derbi katalanas, që Blaugranat synojnë ta fitojnë në shtëpi.

Trajneri Hansi Flick doli në konferencë për shtyp dhe bëri prognozën e duelit ndërqytetas: “Derbi kundër Espanyol është një ndeshje e vështirë për ne. Pas një jave të shkëlqyer është shumë e rëndësishme të luajmë në 100 për qind. Duhet të fokusohemi tek intensiteti, është e rëndësishme të tregojmë cilësinë që kemi”.

Si po shkon rikuperimi i Araujo?

Nuk po i bëjmë presion. Ai po bën shumë mirë, po rikuperohet mirë, është në rrugën e duhur për ta shtuar intensitetin e tij. Nuk duhet ta shtyjmë me zor, sepse kishte një dëmtim shumë të rëndë. Është mirë ta shoh atë duke u stërvitur, do të jem shumë i lumtur kur të kthehet në fushë.

Po Eric García?

Ai do të kthehet pas pushimit ndërkombëtar. Kishte disa probleme dhe duhej të vendosnim që të stërvitej veçmas nga grupi.

Si ju duket rruga drejt titullit të La Liga-s?

Është një rrugë e gjatë, shumë gjëra mund të ndodhin. Ne nuk presim që ato gjëra të ndodhin…, jemi në një moment të mirë, por e nesërmja nuk dihet kurrë se çfarë sjell.

A jeni i kënaqur apo jo me De Jong?

Më pëlqen ajo që shoh nga Frenkie. Ndeshjen e fundit na dha stabilitet, kontrollin e topit. Ai është një lojtar fantastik për ne, kaloi një dëmtim shumë të rëndë. Tani e kemi rikuperuar dhe po na ndihmon, kemi më shumë opsione.

A ka shanse titullari për Ansu Fati?

]Jam i kënaqur me Ansu, ai është 100 për qind. Nuk e di nëse do të jetë nesër në 11-shen startuese, do ta vlerësojmë situatën para ndeshjes.

A keni dëmtime ose pezullime?

Për trajnerin dhe klubin është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të jenë në dispozicion për të luajtur. Nuk kam asnjë problem me pezullimet. I shpjegoj secilit lojtar pse nuk luan ose çfarë duhet të përmirësojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top