Juventus zgjat ecurinë pozitive pa humbje në Serie A.
Torinezët u rikthyen tek fitorja në kampionat, pasi morën maksimumin në fushën e Udinese me shifrat 0-2.
Një takim i vulosur në fraksionin e parë të lojës falë një autogoli të Okoye dhe Savona.
Me këtë fitore, Juventus ngjitet në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Udinese pëson humbjen e gjashtë sezonale dhe mbetet në kuotën e 16 pikëve.