Besiktas mposhtet në “Derbin e vogël” të Stambollit, Muçi lojtari më i vlerësuar i “Shqiponjave”

Besiktas nuk ia del dot të fitojë kundër kasimpasa edhe pse Ernest Muçi shënoi. “Bardhezinjtë” ishin në avantazh në fudn të pjesës së parë fal realizimit të legjionarit, por në fund zhgënjyen në shtëpi.

Muçi realizoi golin e vetëm të takimit dhe nuk luajti për 90 minuta. Megjitahtë me impresionimin që la, sulmuesi shqiptar u vlerësua si më i miri në disfatën e turqve. Trajneri holandez po fillon t’a kuptojë që Muçi është i rëndësisë së lartë dhe se duhet aktivizuar sa më shpesh. Sa herë, ish-futbollisti i Tiranës e Legia-s është në fushë ai ose shënonj gol, ose bëhet “aktor” decisiv.

Ernesti mori notën 7.7, një notë super e lartë. E mos të ishte për humbjen e ekipit të van Bronckhorst, lojtari i Kombëtares do të ishte dhe Lojtari i Ndeshjes në takimin e ligës Turke me siguri. Sylvinho duhet të mbajë një sy hapur sa herë që Besiktas luan, pasi talenti nuk ka të ndalur në Anadoll.

Muçi më i vlerësuari i Besiktas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top