Dëmtimi i Asllanit kthehet në çështje, Interi nuk vlerësoi si duhet shkalën e dëmtimit

Kristjan Asllani është kthyer në një çështje në Milano për shkak të dëmtimit të pësuar në gju gjatë ndeshjeve të Shqipërisë të muajit tetor.

Sipas stafit zikatër flitej për një dëmtim të lehtë, me kalimin e ditëve u kuptua se kishte diçka më shumë. Asllani humbi ndeshjen me Romën ndërsa kundër Juventusit dhe Empolit ishte mes të grumbulluarve vetëm falë qetësuesve që kishte marrë nga stafi i mjekëve zikaltër. Ndërsa sot për ndeshjen me Venecian, Interi nuk ka preferuar që të rrezikojë duke mos e grumbulluar.

Sipas mjekëve zikaltër shqiptari do të rikuperojë dhe kështu të jetë i gatshëm për Inzagin përballë Arsenalit ose Napolit. Diagnoza e tij tani nuk flet më për goditje në gju, por për një dëmtim në muskujt e kofshës.

Këto informacione të ndryshme kanë shkaktuar zemërim mes tifozëve të Interit, të cilët në rrjetet sociale kanë sulmuar skuadrën e tyre për të vlerësimin e gabuar që kanë bërë në këtë rast. Për shqiptarin kanë qenë ditë me të vërtetë të vështira pasi nëse do të ishte në 100% do të kishte mundësi të tregonte aftësitë e veta në fushë pasi në këtë periudhë është dëmtuar Çalhanoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top