Në ndeshjen e fundit që Sparta e Pragës zhvilloi ndaj Ostrava u shënua një veprim mjaft i turpshëm dhe skandaloz nga tifozët vendas. Këto të fundit kanë dalë në mbështetje të sulmuesit serb, Veljko Birmancevic, i cili kohët e fundit ka disa probleme me stafin dhe drejtuesit dhe në humbjen 1-3 ndaj Ostravës është lënë jashtë listës së skuadrës.
Kjo ka zemëruar një pjesë të tifozëve, të cilët në shkallët e stadiumit shpalosën një banderolë anti-Kosovë ku në të shkruhej “Kosova është Serbi”. Kujtojmë se te Sparta e Pragës luajnë 4 futbollistë shqiptarë, si Qazim Laçi, Indri Tuçi, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.
Të 4 futbollistët shqiptarë janë shumë të rëndësishëm për skuadrën çeke, teksa banderolën e shpalosur nga disa tifozë u kanë dalë kundër pjesa tjetër e tifozëve vendas, duke “dënuar” në një mënyrë këtë gjest.