Hamza Ramani: Çairi mbetet kala e pamposhtur edhe pas ndeshjes me Gostivarin

“Patjetër se do të refelktojmë me një energji të re dhe duke lënë anësh ndeshjen e fundit ndaj Voska Sport”.

Kështu thotë kapiteni i Shkupit, Hamza Ramani, i cili potencon gjithashtu se Çairi do të mbetet kala e pamposhtur edhe pas ndeshjes me Gostivarin.

Kujtojmë, këtë edicion në 6 ndeshje të zhvilluara si vendas, kemi regjistruar 3 fitore dhe 3 barazime.

Ndeshja luhet sot në orën 13.00.

“Gostivari këtë vit ka një skuadër shumë të mirë dhe kjo bënë që ata të jenë edhe pretendent për titull.

Mirëpo ne jemi Shkupi dhe neve gjithnjë shohim ka vendet lartë në renditjen tabelare.

Me siguri që do të luftojmë në çdo ndeshje, përfshirë këtu edhe ndeshjen e sotme kundër Gostivarit, që ka një peshë të madhe për ne si skuadër, kjo edhe për të rikthyer vetëbesimin dhe për të vazhduar drejt qëllimeve tona”.

“Në Çair këtë edicion nuk njohim pretendent, ndërsa besoj se edhe pas kësaj ndeshje stadiumi ynë do të mbetet në Kala e pamposhtur.

Ndaj Gostivarit do luftojmë me gjithë energjinë që kemi, që në fund të marrim 3 pikët e plota”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top