Drejtonte skuadrën prej dy dekadash, ndahet nga jeta Albert Spahiu

Trajneri i njohur nga Skrapari, Albert Spahiu, është ndarë nga jeta. Spahiu drejtonte prej dy dekadash skuadrën, ndërsa aty ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist.

Për ndarjen nga jeta të Albert Spahiut ka reaguar dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili shpreh ngushëllimet e tij.

“Lajmi për ndarjen nga jeta e trajnerit të Skraparit, Albert Spahiu, më ka trishtuar shumë.

Spahiu drejtonte prej më shumë se dy dekadash skuadrën e Skraparit, me të cilin ishte shumë i lidhur pasi aty ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist nga viti 1978 e deri në vitin 1992, duke qenë edhe kapiten për 6 sezone.

Një njeri me vlera të mëdha për komunitetin e Skraparit e që ka dhënë kontribute ndër vite veçanërisht për futbollin në këtë qytet.

Dua t’i përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta, edhe në emër të FSHF-së, familjes Spahiu, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!””, ka shkruar Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top