Trajneri i Venecias, Eusebio Di Françesko ka akuzuar arbitren e sfidës, Ferreri Kaputi se çdo vendim e merrte në favor të Interit.
“Unë nuk jam shumë i bindur për faullin në fund. Mendoj se goli ynë ishte i merituar dhe i rregullt.
Arbitrja mendoj se ishte me anën tjetër. Jam krenar për djemtë, për këtë ndeshje të jashtëzakonshme që bënë ndaj një skuadre me potencial.
Stankoviç? Ka kualitet për të qenë portieri i së ardhmes”, ka thënë Di Françesko.
PANORAMASPORT.AL