Dy futbollistë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në elitën e futbollit zvicran.
Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin dhe Mirlind Kryeziun, shkruan LIG Sport
Shaqiri në ndeshjen e fundit me fanellën e Baselit bëri një asist, ku kjo e fundit fitoi me shifrat e thella 5:0 ndaj Winterthurit.
Kurse Mirlind Kryeziu luajti një ndeshje të mirë në barazimin 0:0 të Zurich ndaj Young Boys.
Dy lojtarët shqiptarë u vlerësuan me notë të lartë nga faqja e njohur e statistikave, Sofascore.