Eneo Bitri është shndërruar menjëherë në një element kyç në kampionatin hungares te skuadra e Gyor. Ish-futbollisti i Partizanit është shpallur lojtari i muajit te skuadra hungareze, një trofe modest që u jepet lojtarëve për paraqitjen e tyre.
Për këtë ka reaguar mbrojtësi në rrjetet sociale. Bitri shpehet mjaft i lumtur që është zgjedhur lojtar i muajit dhe se ka ndihmuar ekipin të sigurojë pikë të rëndësishme. Ndër të tjera shpehet mjaft falenderues për mbeshtetjen dhe shiritin e kapitenit.
“Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Gyor që më votuan lojtarin e muajit tetor, ndihem shumë i lumtur, i privilegjuar, i motivuar për këtë çmim. Ka qenë një javë e mrekullueshme ku morëm pikë, jam krenar që kam ndihmuar ekipin me golin tim, siç ishte hera e parë për mua që isha kapiten i Gyor FC.
Më e mira nuk ka ardhur ende”, ka shkruar Bitri.