Vendi i mjeruar nga lufta ëndërron kualifikimin për Botëror, përballja me kombëtaren e Son vendimtare

Skuadra e Palestinës vazhdon të mbajë shpresat se ekipi i vendit të tij do të arrijë të kualifikohet për në Kupën e Botës 2026. Synimi për të arritur këtë objektiv për herë të parë nënvizon vendosmërinë për të kapërcyer impaktin e luftës në Gaza.

PFA u përball me pengesa për suksesin në fushë, siç ka ndodhur edhe më përpara se Izraeli të niste ofensivën vdekjeprurëse në Rripin e Gazës. PFA është federata e futbollit palestinez, homologia korresponduese e FSHF në vendin tonë. Megjithë vështirësinë, luftën dhe çdo të keqe që ka rrethuar vendin e Lindjes së Mesme, trajneri i kombëtares palestineze ruan shanset për të shkuar në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Formati i zgjeruar me 48 ekipe kombëtare ofron mundësi për të gjithë dhe shteti në konflikt me fqinjët izraelitë dëshiron t’a shfrytëzojë këtë faktor për të sjellë gëzim sadopak mnë shtëpitë arabe të popullit që vuan. Aktualisht, palestinasit janë në fund të grupit B në Azi dhe ndeshen me Omanin dhe Korenë e Sonit në muajin nëntor.

Dy sfida mjaft të vështira me kundërshtarë që kanë investuar shuma marramendëse në futboll. Përballë Omanit pritet një takim vëllazëror pasi në Muscat (kryeqyteti), populli i Sulltanatit është arab dhe pro kauzës së filistinasve.

Sigurimi i një bilete direkte nuk ka gjasa, por “luftëtarët” mund të kalojnë në raundin next të paly-oof nëse kapin vendin e 3-të ose të 4-të, me vetëm 1 pikë mbrapa. Takimet brenda vendi në gjendje lufte i zhvillon në Aman të Jordanisë, vendi fqinj me Bregun Perëndimor. Në Jeruzalem ndeshja e fundit ndërkombëtare e Palestinës daton para 5 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top