Real Madridi do të presë nesër në mbrëmje në orën 21:00 Milanin në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt më Champions. Në prag të këtij dueli, trajneri i madrilenëve, Karlo Ançeloti ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat. Ai u ndal tek tragjedia e Valencia, Topi i Artë dhe kuqezinjtë e Fonsekës.
A ishte e drejtë të mos luanit në fundjavë duke pasur parasysh tragjedinë në Valencia?
“E gjithë bota e futbollit ishte e qartë, askush nuk donte të luante dhe mendoj se ishte vendimi i duhur. Duke thënë këtë, ne thjesht respektojmë atë që na thuhet të bëjmë”.
Si përgatiteni për një sfidë të tillë?
“Mendjet tona janë në punën tonë. Është e qartë se kjo ndikon tek ne, ajo që ndodhi është e pabesueshme dhe e tmerrshme. Ne e përgatitëm ndeshjen sepse jemi profesionistë. Ne ishim të gjithë të qartë, askush nuk do të kishte dashur të luanim, por ne nuk vendosim.”
Për ty është një ndeshje e veçantë kundër Milanit…
“Ndjenja që kemi tani është të flasim sa më pak për futbollin, nga respekti për atë që ndodhi në Valencia. Ne e bëjmë këtë, edhe pse me pak dëshirë, sepse është e qartë se puna jonë është një ndeshje e veçantë kundër Milanit, por gjithçka zë vendin e dytë.
A keni diçka për të thënë për ceremoninë e Topit të Artë?
“Topi i Artë ka kaluar. Ata ma dhanë Topin tim të Artë më 1 qershor kur fituam Ligën e Kampioneve”.
Çfarë ndjeni të thoni për menaxhimin e tragjedisë?
“Nuk dua të flas se si u trajtua, thjesht përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar”.
Topi i Artë dhe më pas tragjedia e Valencias. A është kjo një nga javët më të këqija të karrierës suaj?
“Ishte një javë e vështirë sepse disa gjëra ndodhën, por trishtimi nuk është për Topin e Artë. Gjithçka është e fokusuar në atë që po ndodh në Spanjë”.
Si është Vinicius pas polemikës për Topin e Artë?
“Vinicius është si të gjithë ne. E kuptojmë se çfarë po ndodh. Fatmirësisht nuk luajtëm, kishim kohë të përgatiteshim për ndeshjen dhe Vini u stërvit mirë si gjithmonë.”
Si është Vinicius mendërisht?
“Vinicius është i trishtuar si ne, por jo sepse nuk e fitoi Topin e Artë. Është për shkak të asaj që po ndodh në Valencia”.
PANORAMASPORT.AL