Nedim Bajrami shënoi golin e fitores për Rangers në Kupën e Skocisë, duke dërguar të tijët në finale e madhe përballë Celtic. Mesfushori me origjinë nga Tetova ka folur pas kësaj ndeshje, duke treguar mbi çastin e golit dhe për mënyrën e lojës së bërë nga ekipi i tij.
Ne treguam cilësitë tona sot dhe për 90 minuta besuam. Shënuam dy gola të këndshëm dhe në fund jem në finale. Është gjithmonë e vështirë kur pëson gol ndaj skuadrash të tilla, por ne treguam durim në pjesën e dytë.
Mund të shënonim edhe më shumë gola në pjesën e dytë dhe kjo është mënyra se si duhet të luajmë. Kemi ende kohë nga tani e deri te finalja ndaj Celtic, por mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe ndaj jam i entuziazmuar.
Goli? Ky ishte një kundërsulm i mirë dhe një pasim i mirë nga Vaclav gjithashtu, mendoj se ishte edhe një finalizim i mirë nga unë dhe se po mundohem të ndihmoj ekipin në çdo ndeshje. Po mundohem t’i marrim ndeshje pas ndeshje, pasi kemi shumë të tilla përpara.
Pas tre muajsh këtu po ndjehem mjaft mirë me shokët e skuadrës dhe mundohem të ndihmoj me gola dhe asiste.
Në duhet të nisemi nga kjo fitore dhe të vazhdojmë këtë rrugë, pasi na presin shumë ndeshje, kemi tani Olympiacosin dhe do të shkojmë atje të japim më të mirën dhe të fitojmë”, ishin fjalët e Nedim Bajramit pas ndeshjes.