“Kishte faull tek mbrojtësi ynë”, trajneri i kundërshtarëve i thotë “JO” golit të Bajramit: Duhej anuluar, na kushtoi finalen

Në Skoci u luajt gjysmëfinalja e League Cup dhe Rangers i Bajramit arriti në finale të kompeticionit të tretë për nga rendësia në shtetin verior britanik. “Ylli “ i Kombëtares qe deciziv pasi shënoi golin e dytë në minutën e 81 duke i dhënë një kualifikim historik ekipit legjendar të SPFL.

Sulmuesi shqiptar shmangu jo vetëm shtesën që do i sfiliste kolegët, po edhe vendsoi emrin e tij në librat e historisë së tifozerisë së 55 herë kampionëve të ligës skoceze. Tifozeria kujton këto raste ku lojtarët i japin trofe ose i fitojnë ndeshje të mëdha edhe dekada pasi ato kanë ndodhur.

Motherwell dominoi më shumë, po nuk qe e aftë të mbyll takimin dhe kështu i la rrugë përmbysjes së “Bluve” që në finalen e dhjetorit gjejnë Celtic duke na dhënë një “Old Firm”.

Trajneri i “Kuqeverdhëve”, Kettlewell u shpreh shumë i kënaqur me dominimin e skuadrës dhe që arriti t’i bëjë ballë një takimi që pritej të mbyllej me lehtësi nga klubi i legjionarit shqiptar. Afrimi me finalen dhe eliminimi në fund nga Bajrami dhembin shumë e kjo duket në sytë e fjalët e skocezit që golin e futbollistit të Kombëtares e sheh si jo të vlefshëm.

“Jam i zhgënjyer. Të gjithë e panë sot se çfarë eforti dhamë në fushë, në Hampden Park. E vendsoëm veten në pozita kryesuese në pjesën e parë, po pastaj na rrëshqiti loja. E dija që Rangers do të reagonte. Është e sigurtë kjo gjë nga një klub kaq i madh. Na mungoi ekpserienca në këto sfida kaq të mëdha dhe ato momente ku duhet të mendohesh shpejt.

Mendoj që kjo duket te goli i dytë i pësuar (goli i Nedimit). Prapë unë nuk pajtohem me atë realizim. Jam i mendimit se kishte faull tek mbrojtësi ynë dhe shënimi duhej anuluar. Gjyqtari do të jetë ngatërruar pasi lojatri ynë qëndroj në këmbë dhe nuk ra e kjo në sekonda të pakta për të marrë vendime nuk logjikohet. Megjithatë, suksese Rangers në Finale.”, u shpreh i pikëlluar trajneri i Motherwell për atë gol të Nedim Bajramit.

Trajneri i Motherwell

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top