Kristjan Asllani prej disa javës ka disa probleme fizike. Mesfushori ka munguar në ndeshje të rëndësishme të Interit, ndërsa “dhimbje koke” i ka shkaktuar edhe Sylvinhos.
Por tashmë braziliani merr lajme të mira para sfidave të Kombëtares. Asllani është rikthyer në stërvitje me zikaltërtit, duke qenë pjesë e grupit.
22-vjeçari ka lënë prapa krahëve dëmtimin në gju dhe me shumë gjasa do të jetë i grumbulluar për sfidën me Arsenalin në Champions League, takim që do të luhet ditën e nesërme.
Padiksutim diçka e tillë ka gëzuar edhe stafin e kuqezinjve, pasi mesfushori do të jetë i gatshëm për Sylvinhon për duelin me Çekinë dhe Ukrainën që do të luhen përkatësisht me 16 dhe 19 nëntor në orën 20:45 në “Air Albania”.