Përmbytjet bëjnë “lëmsh” kalendarin, skuadra e yllit të kombëtares bëhet gati për pushime

Përmbytjet e shumta në Spanjë bëjnë lëmsh edhe kalendarin.

Valencia ka kërkuar sërish shtyrjen e sfidës së kamponatit ndaj Espanyol, për shkak të kushteve aspak të favorshme.

Edhe fundjavën e shkuar, Valencia, klub që përfaqëson edhe qytetin më të goditur nga shirat e dendura anuloi sfidën me kampionët në fuqi, Real Madrid.

Të njëjtin veprim ka kërkuar edhe skuadra tjetër e qytetit, Levante. Si rezultat, La Liga i ka kërkuar federatës spanjolle të futbollit që të shtyjë ndeshjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top