Tirana është zyrtarisht në kërkim të një trajneri të ri.
‘Tymnajës’ së thashethemeve të shkarkimit të trajnerit Bledi Shkëmbi i është përgjigjur me adresën zyrtare klubi bardheblu.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tirana ka njoftuar largimin e Shkëmbit. Sipas kryeqytetasve ndarja ka ardhur me marrëveshje mes palëve.
“KF Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Klubi dhe trajneri kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Shkëmbi është ndarë duke u përshëndetur me skuadrën dhe stafin teknik. KF Tirana e falënderon trajnerin për kontributin e tij si dhe vlerëson punën e bërë përgjatë qëndrimit të tij në kampin bardh’e blu” shkruan Tirana në reagimin e saj.