Al Hilal nuk “pret” më, arabët i “tregojnë derën” Neymar-it

Neymar mund të largohet nga Al Hilal në merkaton e janarit. Në Brazil bëjnë me dije se palët me shumë gjasa do të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Sipas “UOL” sulmuesi po vuan për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë 32-vjeçari u rikthye në fushë pas 1 viti, ndërsa mori sërish një dëmtim në këmbë.

Kjo situatë duket se ka “sosur” durimin e drejtuesve arabë, të cilët po mendojnë t’i ndërpresin kontratën në janar. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top