Federata e Bosnies me dënim ekstrem, futbollisti i kombëtares së Edin Dzekos përjashtohet përjetë

Anel Ahmedhodzic, lojtari i Sheffield United në Angli e ka parë veten jashtë kombëtares së tij. Futbollisit përfaqëson Bosnien në nivel ndërkombëtar dhe dikur ka qenë pjesë e moshave të Suedisë. Në ato kohë cilësohej si një nga talentet më premtuese.

21 vjeçari zgjedhjen se për kë do luante midis Suedisë dhe ballkanasve të Bosnies e bëri para 4 vitesh. Te nordikët ai luajti për grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21.

I lindur në Suedi, por me prindër emigrantë qendërmbrojtësi kishte të drejtë të përfaqësonte të dy kombëtaret, por preferoi dëshirën e të atit për të luajtur për shtetin e origjinës.

Aneli bëri paraqitjen e parë te kombëtarja e Edin Dzeko-s dhe shpejt u bë i popullarizuar. Problematikat me Federatën boshnjake të futbollit filluan kur ai filloi të mos konsultohej me mjekët e FA së Bosnies dhe dërgonte vetëm letra për të vërtetuar që ishte i dëmtuar. Federata e quajti sjelljen anti-patriotike.Gazetarët vendas theksonin se ai nuk hapte telefonin dhe ndaj u pezullua nga kombëtarja.

Kështu pas shumë polemikave, ku mes të tjerave lojtari në fjalë lëshoi deklarata në instagram ku thuhej se futbolli në vendin ish-jugosllav kishte probleme bën që organi drejtues i “Bluverdhëve” të merrte një masë ekstreme. Futbollisti i Sheffield është përjashtuar përtjetë nga përfaqësimi i ngjyrave të Bosnies dhe Hercegovinës, një dënim autoritar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top