Ernest Muçi ishte padyshim protagonist në fitoren 2-1 që mori Besiktas përballë Malmo. Kujtojmë që kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e katërt të UEFA Europa League.
Pikërisht për atë gol, por edhe performancën e mirë gjatë gjithë ndeshjes, Muçi është vlerësuar me një notë tepër të lartë. Sipas “SofaScore”, nota e shqiptarit është 8.3, duke zënë vendin e dytë pas Svensson (8.5).
Kujtojmë që dalëngadalë Muçi fitoi besimin e trajnerit të Besiktas. Teksa forma e tij është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë. Kombëtarja do të luajë pas pak ditësh në Nations League përballë Çekisë dhe Ukrainës.
Notat sipas “SofaScore”