VIDEO/ Mirlind Daku protagonist në Rusi, sulmuesi i Kombëtares i HEQ fitoren ekipit të tij

Rubin Kazan ka barazuar përballë CSKA Moskë në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Rusisë. Sfida e parë mes tyre ka përfunduar në barazim pa gola, pra me rezultatin 0-0.

Protagonsit në këtë ndeshje ishte Mirlind Daku. Por protagonizmi i tij nuk ishte pozitiv. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare humbi një penallti në minutën e 89-të, duke i hequr skuadrës së tij mundësinë e fitores.

Kujtojmë që Daku nuk ishte titullar në këtë sfidë, por u aktivizua në minutën e 80-të. Ndërsa sulmuesi tjetër i Kombëtares, Marvin Çuni ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 80-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top