Është konfirmuar nga vetë produksioni se do të ketë banorë të rinj vazhdimisht në “Big Brother Vip”, dhe në rrjet janë përfolur shumë emra.
Së fundmi burime pranë “Top Channel” kanë treguar ekskluzivisht për “Iconstyle” që produksioni i ka dërguar një ftesë për t’u bërë pjesë e “Big Brother Vip”, një moderatoreje mjaft të njohur shqiptare.
Bëhet fjalë për Arjola Shehun, e cila aktualisht është e angazhuar me një emision mëngjesi në një tjetër televizion. Duke pasur parasysh angazhimet e saj, mund të thuhet se përgjigja e ftesës mund të jetë negative.
Ndërkohë kujtojmë që Bledi Mane, Dijonis Biba, Alandy (partneri i Palomës) dhe Keisi Medini, janë katër emrat më të përfolur për t’u bërë sonte pjesë e “Big Brother Vip.”
Bledi dhe Dijonisi kanë bërë një reagim në rrjetet sociale, ku duket se konfirmojnë lajmet që po qarkullojnë. Megjithatë, mbetet për tu parë nëse ata do të bëhen pjesë e “BBV.”
Bledi ka ndarë një foto krahas së cilës shkruan, “Hapeni derën se erdha”. Ndërsa Dijonisi ka ndarë një video jashtë ambienteve të Top Channel, ku ka vënë edhe ‘location-in’ e dukshëm.
Nga ana tjetër Keisi, e cila është vajza e ish-banorit të “BBV1” Sabian Medinit, dhe Alandy, bashkëshorti i Palomës, nuk kanë bërë një reagim.