Nga mungesa ndaj Tiranës te transferimi në Ukrainë, ja kur do të bashkohet Rashica me ekipin e ri

Ndeshja e radhës për Skënderbeun do të luhet këtë fundjavë në Korçë, ku Tirana do të jetë mike. Një përballje direkte për bardhekuqtë, ku mund të rihapin llogaritë e mbijetesës, për vetë faktin se ekipi i Bledi Shkëmbit do të jetë me shumë mungesa, si pasojë e penalizimeve në derbi apo edhe e dëmtimeve.

Por edhe nga Skënderbeu do të ketë një mungesë të rëndësishme, të cilën ekipi do ta vuajë deri në fund. Bëhet fjalë për Ermir Rashicën, futbollistin i çili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Laçin dhe do të mungojë me Tiranën.

Por, siç është bërë e ditur, sulmuesi është shitur për 800 mijë euro drejt Ukrainës dhe marrëveshja mes klubeve është bërë që ai të qëndrojë në Korçë deri më 20 shkurt dhe më pas do të udhëtojë për në klubin e ri.

Back To Top