Vebi Islami është zyrtarisht lojtari më i ri i Strugës. Klubi shqiptar përforcohet me sulmuesin e talentuar në këtë merkato.
Struganët kanë prezantuar afrimin e ri nëpërmjet një postimi zyrtar në faqen e klubit. Lojtari shqiptar luan në rolin e golashënuesit dhe ka luajtur më parë për Shkëndijën e Tetovës. 18 vjeçari ndërron ambient në Maqedonin e Veriut duke u zhvendosur në ish-klubin e Zguros.
Për shkak të moshës së re, futbollisti shqiptar nga Ilirida konsiderohet një aset i vlefshëm që mund të dhurojë shumë për këdo ekip në ligën maqedonase.