ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2027, Egnatia “blindon” një nga liderët e skuadrës

Egnatia vazhdon të mbajë në ekip lojtarët kyç të skuadrës. Mëngjesin e sotëm kampionët kanë prezantuar rinovimin e radhës.

Arbenit Xhemajli do të vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias edhe për disa sezone. Saktësisht palët kanë rinovuar kontratën mes tyre deri në vitin 2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“ARBENIT XHEMAJLI ???? 2027

 KF Egnatia ka kënaqësinë të komunikojë rinovimin e kontratës me mbrojtësin Arbenit Xhemajli deri në vitin 2027”, ka shkruhet klubi i Egnatias.

Back To Top